Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Skandali/ Flet gruaja e Shukri Xhelilit: Ja pse nuk e braktis burrin tim

16/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Skandali/ Flet gruaja e Shukri Xhelilit: Ja pse nuk e braktis burrin tim

Lajmet për divorc mes Shukri dhe Tefta Xhelilit duket se janë të paverteta. Gruaja e kryetarit të shkarkuar të Dibrës, ka folur për mediat dhe ka shprehur mbështetje për të shoqin. “Asnjëherë nuk e kam menduar të divorcohem nga bashkëshorti. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt”, thotë Tefta Xhelili në një prononcim për gazetën Panorama.





Për Tefta Xhelilin, nuk ka qenë e lehtë të përballojë skandalin ku u përfshi i shoqi. Ajo thotë se gjithçka që ka ndodhur është një inskenim për të goditur politikisht të shoqin dhe për t’i marrë Bashkinë. “Natën e publikimit të videos Shukes iu drejtova me fjalët: ‘Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krah deri në vdekje”, shprehet Tefta Xhelili.

“Pas kësaj që ndodhi, familja Xhelili do të jetë më e bashkuar, më e fortë dhe më solide. Jam e befasuar kur shoh në disa media kolegë dhe vartës të Shukriut që çfarë nuk thonë e sajojnë, ndërkohë që kur ai ishte në detyrë, i serviloseshin dhe i rrinin pas ngado”, shprehet më tej Tefta Xhelili. Gjatë gjithë reagimit, bashkëshortja e kryebashkiakut shprehet në krah të të shoqit. Edhe gjatë këtyre ditëve, sipas të njohurve të saj, ajo e ka demonstruar më së miri këtë mbështetje, duke pritur e përcjellë mjaft miq të familjes, të cilët i kanë qëndruar afër Shukri Xhelilit.


Tefta Xhelili, nëna e dy djemve, vjehrra e dy nuseve dhe gjyshe e një mbese, thotë se i shoqi i ka kërkuar ndjesë me mënyrën e tij, pas publikimit të video skandalit, ku Shukri Xhelili u filmua duke kërkuar seks në këmbim të një vendi pune.

“Shukriu gjatë gjithë kohës më thoshte se ‘e di që të kam vënë në siklet’. Unë do ta mbështes tim shoq. Edhe fëmijët nuk janë ndjerë mirë, por të gjithë së bashku po i kapërcejmë këto momente të vështira”, shprehet më tej Tefta Xhelili. Ajo nuk e përmend në asnjë moment vajzën 20¬ vjeçare, protagoniste e videos që tashmë bëri bujë mediatike. Gjatë këtyre ditëve, ajo nuk është paraqitur në punë, ndërsa ka pritur e përcjellë ata që familja e saj i konsideron miq të vërtetë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 
Breaking News

“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 

18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”
Breaking News

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”

18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Next Post
NASA: 2016, viti më i ngrohtë i të gjitha kohërave

NASA: 2016, viti më i ngrohtë i të gjitha kohërave








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera