Banorët e “Big Brother” kanë arritur që të kenë vëmendjen e një numri të madh të rinjsh, të cilët gjejnë kohë për t’u shkruajtur në rrjetet sociale.
Mirëpo, ka dhe nga ata banorë që, mënyra se si komunikojnë me ndjekësit është krejtësisht jashtë çdo norme etike.
Një prej tyre është dhe Lupçe, që ka lënë mjaft të zhgënjyer një vajzë me fjalorin e përdorur me të.
Vajza shkruan në redaksinë e JOQ.al “se kjo sjellje e tij më ka lënë shumë të revoltuar” dhe dërgon bisedat e shkëmbyera me të.
Këto biseda dhe termat e përdorura të Lupçes, lënë shumë për të dëshiruar.








