Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Skandali mbretëror i vitit: William nuk flet me Harry-n dhe arsyeja e vërtetë sapo doli në dritë!

20/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Skandali mbretëror i vitit: William nuk flet me Harry-n dhe arsyeja e vërtetë sapo doli në dritë!

Të gjithë kanë pyetur pse Princi William dhe Princi Harry nuk kanë bërë asnjë hap për të afruar marrëdhëniet e tyre të krisura. Tani, ekspertët mbretërorë zbulojnë prapaskenat e tensionit që po i mban vëllezërit në anë të kundërta.





Sipas Hilary Fordwich, njohëse e oborrit britanik, problemi nuk është William vetë, por mungesa e besimit ndaj Meghan Markle. “Anëtarët e familjes së ndarë të Dukës së Sussex ndjejnë një ‘mungesë të vazhdueshme besimi’ ndaj gruas së tij,” tha ajo për Fox News Digital.

Ajo shpjegoi se frika më e madhe e pallatit është se “çdo diskutim privat familjar mund të bëhet publik ose të përdoret për projekte komerciale.”


Fordwich nuk kurseu kritikat as për Meghan: “nuk ka ndjesi detyre ndaj publikut britanik apo institucionit mbretëror.” Madje, sipas saj, nuk ekziston “ndonjë shenjë pajtimi” mes vëllezërve, pasi “Harry mendon se William e ka fyer Meghan,” një plagë që vështirë se do të mbyllet.

Edhe Ingrid Seward, kryeredaktore e revistës Majesty, e quan Meghan “problem në marrëdhëniet e tensionuara” mes dy princave. Ajo kujtoi gjithashtu faktin befasues se bashkëshortja e Harryt dhe fëmijët e tyre, Archie (6) dhe Lilibet (4), “nuk kanë takuar” ende gjyshin nga ana e nënës, Thomas Markle.

Që prej vitit 2020, kur Harry dhe Meghan braktisën jetën mbretërore dhe u zhvendosën në Montecito, Kaliforni, përplasjet vetëm janë thelluar. Çifti ka folur hapur për pakënaqësitë e tyre – nga intervista me Oprah Winfrey, tek dokumentari në Netflix dhe libri shpërthyes i Harryt, “Spare”.

Megjithatë, Harry i ka habitur të gjithë muajin maj, kur në një intervistë për BBC News pranoi: ai “do të donte ribashkimin” me familjen, pavarësisht “mospajtimeve dhe dallimeve të shumta” që ende i ndajnë.

Burime pranë çiftit thonë se Princi i Sussex po përpiqet të mbajë të ndarë imazhin publik nga marrëdhëniet private me familjen, duke shmangur “konflikte interesi ose përplasjet mediatike.”

Por pyetja që mbetet është: a ka ende shpresë për vëllezërit më të famshëm të botës, apo ky kapitull është mbyllur përgjithmonë?

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
Transformimi drastik i aktorit të Hollivudit: Çfarë ndodhi me Olivier Martinez?

Transformimi drastik i aktorit të Hollivudit: Çfarë ndodhi me Olivier Martinez?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera