Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Skandali mes aktorëve, Laert Vasili dhe Gert Ferra, sherr banal për një femër

14/11/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Skandali mes aktorëve, Laert Vasili dhe Gert Ferra, sherr banal për një femër

TIRANE­ – Mbrëmjen e së shtunës së kaluar, dy aktorë të njohur shqiptarë janë përfshirë në një sherr banal, i cili ka degjeneruar. Flasim për Laert Vasilin dhe Gert Ferrën, të cilët janë konfliktuar në një nga lokalet e Tiranës. Sipas dëshmitarëve thuhet se në lokal, “molla e sherrit” ka qenë një femër, e cila ishte shoqëruesja e Laertit, e siç mendohet, edhe e dashura e tij. Aktori, Laert Vasili, sipas dëshmitarëve e kishte tepruar me alkoolin, ndërsa kishte filluar të fyente të dashurën e tij në publik. I shqetësuar nga situata, Gert Ferra ka ndërhyrë, duke i dalë në mbrojtje vajzës që bën pjesë në rrethin e aktorëve, ndërsa sipas të pranishmëve i ka kërkuar Laertit të ulë zërin, moment që ka sjellë edhe konfliktin e madh mes tyre. Burime të “Bluetooth” kanë konfirmuar se Laert Vasili ka reaguar keq, duke lëshuar një vrull sharjesh ndaj Gert Ferrës, i cili po ashtu shoqërohej nga e dashura e tij. Ky i fundit është ndjerë keq për shkak të pranisë së shoqërueses së tij dhe ka tentuar ta nxjerrë Laertin nga lokali, me forcë. Për shkak të rezistencës së Laertit, gjatë përleshjes aktorët kanë rrëzuar tavolinat dhe shishet, duke shkaktuar kaos në lokal. Pjesë e ngjarjes kanë qenë edhe disa punonjës policie, të cilët ndodheshin aty pranë dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Por, me ndërhyrjen e tyre dhe pronarit të lokalit gjërat janë qetësuar. Dy protagonistët të kontaktuar nga “Bluetooth” kanë refuzuar të japin një qëndrim në lidhje me çështjen, megjithëse sipas burimeve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë. Vasili shquhet për problemet me alkoolin, madje pak kohë më parë gazetari Arjan Çani e ka “përzënë” nga emisioni “Zonë e Lirë”, duke thënë shprehimisht se, “ishte shumë i dehur për të vazhduar intervistën”. Ndërkohë, Gert Ferra, i cili në të vërtetë nuk njihet për natyrë problematike, thuhet se i ka përjetuar keq fyerjet që Laerti i ka bërë drejtpërdrejt atij, për më tepër në prani të të dashurës. Kjo është edhe arsyeja që aktori reagoi keq, sipas dëshmitarëve. (Bluetooth / Balkanweb)






Tags: Gert FerraLaert VasiliSherr
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
Kërcënohet Shqipëria, ja email-i për Saimir Tahirin

Kërcënohet Shqipëria, ja email-i për Saimir Tahirin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera