Fakte tronditëse mësohen një ditë pas shpërthimit në skandalit në Jetimoren e Shkodrës. Vajzat e përdhunuara janë në moshë krejt të mitur, përkatësisht: 6, 8 dhe 11 vjeç. Fakti se ndaj tyre ka pasur abuzim është konfirmuar nga prokuroria. Denoncimi për këto raste të rënda është bërë fillimisht nga Avokati i Popullit. “Vajzat kanë rrëfyer se janë abuzuar seksualisht brenda institucionit nga fëmijët e tjerë më të rritur rezidentë në këtë qendër. Ata kanë pranuar abuzimin seksual por dhe ushtrimin e dhunës nga punonjës të këtij institucioni”, tregojnë burime nga policia e Shkodrës. Gjithsesi ende nuk dihet saktë se kush janë përdhunuesit e këtyre fëmijëve të vegjël që rriten pa prindër në një qendër shtetërore. Përpos dyshime për fëmijë të rritur (14-18 vjeç) të qendër, një pistë tjetër e hetimeve është ajo e përdhunimit në fundjavë, kur jetimët merren nga familje në Shkodër për bamirësi.
Personat e akuzuar për ngjarjen janë:
Albana Llazani , ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër
Rafaela Camaj , punonjësve e Qendrës
Shpresa Nishani, punonjësve e Qendrës
Najada Rramolli, punonjësve e Qendrës
Violeta Marku, punonjësve e Qendrës
Këta persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale” thuhet në njoftimin e prokurorisë. Edukatoret akuzohen për mungesë kujdesi dhe dhunë fizike, ndërsa ende nuk dihet saktësisht kush kreu marrëdhënie seksuale me këta fëmijë të vegjël. Sakaq po hetohet nëse ka edhe raste të tjera dhune seksuale në institucion. Në qendrën rezidenciale të fëmijëve Shkodër qendrojnë fëmijë të grupmoshave të ndryshme nga 6 deri në 18 vjeç. Kjo është hera e dytë që kjo jetimore përfshihet në skandal. Dy vite më parë një emision investigativ denoncoi rastet e dhunës fizike të këtyre fëmijëve nga edukatoret. E gjithë skena në atë kohë u filmua, kur edukatorja shtypte një fëmijë 5 vjeç./opinion.al