Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dhimbja që nuk shuhet: rrëfimi i Selvije Jao për Shpat Kasapin prek përtej fjalëve! 20/03/2026
Pas daljes nga BBV, DJ Gimbo flet me zemër të hapur: Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim! 20/03/2026
Një rikthim që sfidon kohën: Madonna provon sërish veten me aktrimin në serialin e famshëm! 20/03/2026
“Rroga ime e parë ndryshoi jetën e familjes”, rrëfehet Rey Manaj: Hoqa mamin nga puna… 20/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris! 20/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Skandali në “Teatrin Kombëtar”… Çfarë i tha drejtori–gazetarit dhe çfarë thonë dëshimtarët?

16/01/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Skandali në “Teatrin Kombëtar”… Çfarë i tha drejtori–gazetarit dhe çfarë thonë dëshimtarët?

Gjatë mbrëmjes së djeshme, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është përleshur me gazetarin e kulturës në ABC News, Eni Shehu. I tronditur nga ajo që ka ndodhur, gazetari Eni Shehu, ka gjetur mundësinë të tregojë shkurtimisht për Opinion.al atë çfarë ka ndodhur mes tij dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, në hollin e institucionit kulturor. Sipas gazetarit të ABC News, ai ishte aty bashkë me gazetarë të tjerë i ftuar për të ndjekur premierën e shfaqjes “Tri Motrat” me regji të Hervin Çulit. Në momentin e ndërrimit të akteve, kur të pranishmit në sallë janë lajmëruar për 15 minuta pushim, gazetari ka dalë në hollin e teatrit, aty ku në mënyrë të papritur sipas tij është ndeshur me dhunën dhe ofendimet e drejtorit të Teatrit Kombëtar, i cili si duket se ruante një inat të vjetër me gazetarin Shehu, për shkak të një materiali filmik që Shehu kohë më parë kishte përgatitur mbi mënyrën se si përzgjidhen aktorët në shfaqjet e Teatrit Kombëtar. Drejtori Çuli, sipas të thënave të gazetarit Shehu, i është drejtuar këtij të fundit me fjalët: “More shkërdhatë, ti ke ardhur të prishësh shfaqjen time…”, – ku më pas ka pasur edhe dhunë ndaj gazetarit. Ndërkohë që vetë gazetari ka thënë për Opinion.al se nuk ka bërë denoncim mbi rastin, ndërsa redaksia e informacionit të ABC News i ka kërkuar Kryeministrit Rama dhe Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Culi.





Megjithatë dje në mbrëmje, drejtori Çuli dhe sot në mëngjes edhe Teatri Kombëtar, kanë dalë në një deklaratë zyrtare ku thonë se gazetari provokoi dhe shqetësoi me fjalë e batuta aktorët gjatë interpretimit në skenë, duke zhurmuar, qeshur, trazuar, ata dhe mjedisin përreth.

Por një tjetër zë, i pranishëm gjithashtu dje në shfaqje, ka mohuar në mënyrë kategorike të gjitha akuzat e institucionit për kolegun gazetar, duke thënë se ishte ngjitur me të dhe se Shehu nuk bëri asgjë për t’i tërhequr vëmendjen aktorëve. Fatmira Nikolli, redaktore e kulturës në “Gazeta Shqiptare” përmes dy postimeve në “Facebook” ka sqaruar gjithë çfarë ka ndodhur në sallë. “Pritet nga çasti në çast, të thuhet se ‘gazetari doli në skenë dhe i kapi aktorët për fyti’. S’ka mbetur gjë tjetër pa u shpifur! Nuk e kuptova se nga i dëgjuan “zyrtarët” në shtëpi fyerjet e Eni Shehut kur nuk i ka dëgjuar njeri në skenë a në sallë. Manipulimi i opinionit publik – i frikshëm. Hajde e kërko reagim zyrtar nga këta njerëz që për ngjarje që i sheh me sytë e tu, gënjejnë. Mendo çfarë bëhet me çështje të tjera kyçur në zyra, sirtarë e pas muresh”, – shkruan në statusin e saj sot në mëngjes, gazetarja Nikolli.


Tags: Eni ShehuHervin CuliSkandalTeatri Kombetar
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dhimbja që nuk shuhet: rrëfimi i Selvije Jao për Shpat Kasapin prek përtej fjalëve!
Breaking News

Dhimbja që nuk shuhet: rrëfimi i Selvije Jao për Shpat Kasapin prek përtej fjalëve!

20/03/2026
Pas daljes nga BBV, DJ Gimbo flet me zemër të hapur: Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim!
Breaking News

Pas daljes nga BBV, DJ Gimbo flet me zemër të hapur: Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim!

20/03/2026
Një rikthim që sfidon kohën: Madonna provon sërish veten me aktrimin në serialin e famshëm!
Breaking News

Një rikthim që sfidon kohën: Madonna provon sërish veten me aktrimin në serialin e famshëm!

20/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris!
Breaking News

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris!

20/03/2026
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

“E respektoj”, Romeo flet për ndarjen nga Heidi: Nuk mendonim njësoj për jetën!

20/03/2026
Fedez baba për herë të tretë? Rrjeti thotë: Po!
Breaking News

Fedez baba për herë të tretë? Rrjeti thotë: Po!

20/03/2026
Next Post
Kika i BB8: I kam ofruar seks Arian Çanit, besoj se në fund do të pranojë

Kika i BB8: I kam ofruar seks Arian Çanit, besoj se në fund do të pranojë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera