Galaxy Note 7 mund të bëhet lehtë pajisja më e mirë e të gjitha kohërave, falë një veçorie të re që pritet ta ketë.
Një numër raportimesh online “konfirmojnë” se veçoria e skanimit të syrit në këtë pajisje të re të Samsung do të jetë në dispozicion. Sipas uebfaqes kineze Weibo, me disa lente speciale kjo pajisje do të jetë në gjendje që të hapet përmes syrit, transmeton Gazeta Express. Sipas një fotografie të publikuar online, pajisja shihet qartë se thotë “përdoreni irisin ose vizatoni një model” për ta hapur pajisjen.