Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

S’mund të ndodhë ndryshe me një gaforre në krye! Në kabinetin “Rama 3” dominon uji, njihni shenjat e horoskopit të ministrave

13/09/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
S’mund të ndodhë ndryshe me një gaforre në krye! Në kabinetin “Rama 3” dominon uji, njihni shenjat e horoskopit të ministrave

Teksa të gjithë po merren me profilin politik të ministrave të kabinetit të ri qeverisës “Rama 3” ne në revistën “Who”  kemi zhbiriluar diçka krejt tjetër; shenjat e horoskopit të të gjithë ministrave që do të na qeverisin për katër vitet e ardhshme.





Duke ditur që Rama i përket shenjës së Gaforres, një shenjë që njihet sidomos për ndjeshmërinë  e saj të tepëëërt, që shpesh e fsheh me arrogancë  (si e parë kjo apo jo?), por edhe tepër këmbëgulëse për arritjen e qëllimeve të veta, e kujdesshme për ndjenjat e të tjerëve, në thelb është një shenjë lunatike që ka si moto “2 hapa para, 1 prapa) që nuk shkon fare mirë me shenjat e zjarrit, gërmuam për të parë  se si qëndron ky raport astrologjik në qeverinë e re.

Dhe zbuluam goxha gjëra që të bëjnë të mos e marrësh aq lehtë këtë punën e horoskopit. Psh, në qeveri nuk ka asnjë shenjë zjarri, asnjë Dash ( Dashin e ka lënë në opozitë me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën që i përkasin kësaj shenje). Po ashtu nuk kemi asnjë Luan apo Shigjetar. Në qeveri dominon shenja e Peshqve ( 4 ministra dhe shenja e Bricjapit, po ashtu me 4 ministra).


Peshqit njihen si shenja më intuitive e zodiakut, por janë gjithashtu edhe shenja e dytë më posesive e horoskopit. Edhe pse nuk lënë asgjë për të dyshuar në pamje të parë, janë manipulativë, posesivë dhe provokues të lindur.

Ndërsa Bricjapët njihen si punëtor të mëdhenj, si shenjë me këmbë në tokë që di të llogaritë rrezikun e të mbajë përgjegjësi kur duhet. Ndoshta prej këtyre karakteristikave ministri si Financat e Shëndetësinë, Rama ua ka besuar ministreve që kanë qëlluar të “kenë brirët” për t’i përdorur për këdo që u pengon rrugën.

Sipas llogaritjeve tona na rezulton që kemi një qeveri që drejtohet nga uji. (Urojmë të lundorojnë mirë qeveria e mos të na mbytë!) Shumica e ministrave që do të punojnë me Ramën, duket se do të kuptohen mjaft mirë mes tyre duke qenë se kanë të përbashkët të njëjtin element, ujë me ujë, po ashtu edhe ujë me tokën.

Më poshtë merrni vesh të gjitha shenjat përkatëse të ministrave.

Edi Rama, kryeministër- Gaforrja ( 4 korrik)

Arben Ahmetaj, zv ministër-Gaforrja (28 Qershor 1969)

Bledi Çuçi, Ministër i Brendshëm-Akrepi (14 nëntor 1970)

Olta Xhaçka,Ministre e Punëve të Jashtme- Bricjapi (25 dhjetor 1979)

Evis Kushi, ministre e Arsimit – Peshorja 7 tetor 1975

Delina Ibrahimi, ministre e Ekonomisë dhe Financave-Bricjapi ( 23 dhjetor)

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë- Bricjapi (31 dhjetor 1978)

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit –Peshqit ( 4 March 1966)

Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë-Peshorja (5 Tetor 1973)

Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes- Akrepi (11 nëntor 1970)

Frida Krifca, ministrie e Bujqësisë- Peshqit ( 20 mars 1978)

Belinda Balluku, ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë- Peshorja (9 tetor 1973)

Elva Margariti, ministre e Kulturës- Binjakët (14 qershor 1980)

Elisa Spiropali,  ministre shteti për marrëdhëniet me Parlamentin- Peshqit (15 mars 1983)

Milva Ekonomi, ministre shteti për Standardet dhe Shërbimet- Bricjapi ( 31 dhjetor)

Edona Bilali, ministër shteti për Biznesin dhe Sipërmarrjen- Binjakët ( 13 qershor 1989)

Bora Muzhaqi, ministër shteti për Rininë dhe Fëmijët- Peshqit ( 11 Mars 1990)/ revistawho.com

Tags: #kabineit #horoskopi #shenjatehorskopitministrat #rama3uje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Për herë të parë në histori Mbretëresha Elisabeth kërkon autografin e një sportisti

Për herë të parë në histori Mbretëresha Elisabeth kërkon autografin e një sportisti








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera