Sofia Richie është e dashura aktuale e Scott Disick, ish partnerit të Kourtney Kardashian.
Së fundmi 20-vjeçarja ka ndryshuar pamjen e saj duke prerë flokët dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë ta krahasojnë me Kourtney. Edhe pse ngjyra e flokëve të dy vajzave ndryshon, të gjithë fansat kanë menduar se ato ngjasojnë bashkë për shkak të modelit.
Kujtojmë se Scott Disick është babai i 3 fëmijëve me yllin Kardashian, por pavarësisht kësaj tashmë ata kanë vazhduar secili me zgjedhjet e tyre në jetën personale./revistawho.com