• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sofia Richie zgjedh ta festojë ditën e baballarëve larg familjes Kardashian, zbuloni arsyen pse

Dita e baballarëve po afron dhe tashmë janë zbuluar detajet se çfarë ka planifikuar familja Kardashian për këtë ditë. Ata kanë vendosur që ta festojnë ditën dedikuar baballarëve në njërën prej shtëpive të tyre me një organizim të thjeshtë. Prezent në të do të jenë gjithë familja ‘Kardashian-Jenner’, por dhe Scott Disick.

Megjithatë Sofia Richie, partnerja aktuale e 36-vjeçarit nuk do të marrë pjesë në festë pasi ka vendosur ta kalojë me babain e saj, Lionel Richie. Kujtojmë se marrëdhënia e modeles dhe Disick ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe është komentuar gjerësisht në rrjet.

Deri më tani Sofia ka zgjedhur mos të reagojë dhe të mos i përgjigjet asnjë prej komenteve negative të cilat kanë mbërritur shpesh në llogarinë e saj./revistawho.com