Sokol Balla ka ndryshuar sërish ekran, këtë herë duke u bërë pjesë e News24, pas largimit nga Vizion+.
Përmes një fotoje ku shihet duke shtrënguar dorën me pronarin e grupit mediatik të News24, Irfan Hysenbelliu, Balla thotë se kjo zhvendosje e re, është sa kënaqësi aq edhe përgjegjësi për të.
“Kënaqësi dhe përgjegjësi, t’i bashkohem këtë sezon televizionit lider të lajmit në vend, @news24albania me emisionin tim #realstory së bashku me kolegët e mi Arian Vasjari, Skënder Minxhozi, Agron Gjekmarkaj, Eduard Zaloshnja. Shpresoj së shpejti dhe me emra të tjerë të njohur të analizës politike në vend”, shkruan Balla.
Sokol Balla do të jetë në krye të departamentit të informacionit duke drejtuar kështu dhe vijën editoriale./revistawho.com