Familja e Afërditës dhe Jakobit ka festë. Djali i tyre Sky Blue feston 2-vjetorin.
Mes urimeve, natyrisht më të veçantin e ka marrë nga mami Afërdita.
“Gëzuar ditëlindjen Sky Blue. Biri im, ti që më solle pranverën para vaktit, ti që më tregove sa dashuri ka brenda zemrës sime, ti që ndryshove botën time, ti sot feston ditelindjen, e unë do festoj gjithë jetën time që të kam ty dhe do të rri mbrapa sa të marr frymë. Gëzuar fryma ime”, ka shkruar ajo krahas fotos familjare.