Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Soni Malaj: Divorci me Mirkon, dështimi im i madh 

17/01/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Soni Malaj: Divorci me Mirkon, dështimi im i madh 

Pak muaj pas ndarjes me Mirkon, këngëtarja e njohur Soni Malaj ka folur për herë të parë për arsyet e vërteta të ndarjes. Edhe pse u përfol aq shumë në media, u komentuan, u diskutuan e u analizuan arsye nga më të ndryshmet, duke e kritikuar apo vlerësuar artisten, në një intervistë për “Prive”, 34-vjeçarja i hedh poshtë të gjitha duke thënë se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë. Ajo mohon ndër të tjera edhe tradhëtinë e Mirkos dhe tregon se divorci erdhi kryesisht për shkak të kulturave të ndryshme: “Është thënë shumë, “e ka lënë”, “Soni e la”, por asgjë… nuk janë të vërteta”, – tregon ajo, duke shtuar se: “E vërteta është që me Mirkon gëzojmë ende respekt, një miqësi, kemi një marrëdhënie shumë njerëzore dhe vazhdojmë të kontribuojmë në këtë miqësi dhe respekt të përbashkët për të mirën e vajzës. Kjo është pjesa e parë…” – rrëfen artistja. Por nuk e lë mënjanë faktin që viti 2015, edhe pse nisi mirë, solli për të goditje pas goditjeje, një prej të cilave ishte dhe divorci, për të cilin ajo mendon se ishte një tragjedi, një dështim shumë i madh: “Për mua ishte një gjë… mund të them një tragjedi, sepse të martohesh dhe të shkosh në divorc është një dështim, shumë i madh. Për artistët, lidhjet nuk janë siç janë për personat e zakonshëm. Në vuajmë shumë presionin e mediave, presionin e publikut, jemi gjithë kohës në qendër të kamerave, njerëzit shkruajnë çfarë të duan dhe në gjithë këtë trysni është shumë e vështirë të mbash një lidhje.” Pa dhënë më më shumë detaje për këtë marrëdhënie tashmë të ndërprerë, Soni tregon se Mirko dhe ajo vazhdojnë të kenë respekt maksimal për njëri-tjetrin edhe për të mirën e vajzës së tyre Anna. Por, nëse e ka fituar qetësinë shpirtërore pas këtij dështimi, ajo thotë “ende jo.” (revistaclass.al)





https://www.youtube.com/watch?v=JqByfJjSG9s


Tags: Soni Malaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Next Post
Apeli i 20-vjeçarit Klajdi Spahiu: 60 mijë euro më shpëtojnë nga kanceri në gjak 

Apeli i 20-vjeçarit Klajdi Spahiu: 60 mijë euro më shpëtojnë nga kanceri në gjak 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera