Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sonila Meço 13-vjeçare, moderatorja publikon foton e rrallë të adoleshencës dhe zbulon pasionin e vjetër

12/07/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sonila Meço 13-vjeçare, moderatorja publikon foton e rrallë të adoleshencës dhe zbulon pasionin e vjetër

Sonila Meço njihet si një nga figurat më pozitive të ekranit dhe pavarësisht se ka vite që është pjesë e tij imazhi i saj ka mbetur thuajse i njëjti. Në fakt duket se që prej adoleshencës së saj, moderatorja e njohur ka arritur të ruajë tiparet e bukura që e karakterizojnë. Ditën e sotme Sonila ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të saj të shkrepur shumë vite më parë, kur ajo ka qenë 13 vjeçe. Asokohe moderatorja e njohur ka qenë pjesë e ekipit të “Partizanit” në volejbollin e femrave dhe duket se prej aktivitetit fizik ka arritur të fitojë shtatlartësinë që ka sot. Sonila ka treguar se atëherë ka qenë më e vogla në moshë nga skuadra e vajzave, por megjithatë duket se është në të njëjtën gjatësi me to.





Përkrah kujtimit të publikuar Meço ka shkruar: “Ma solli në kujtesë ‘Facebook’ këtë foto. E ka pra një arsye veç gjenetikës shtatlartësia ime, por edhe pasioni për punën në grup. Me paratërejat e Partizanit, Kreuzën, Valbonën, Iridin, Mirelën, Junën, Albanën e Denisën kampione kombëtare. Me trajner Eqerem Pregapucën. Si më e vogla e skuadrës zgjidhja e fundit numrin e fanellës e përlotesha, që nuk mundja të merrja 4-ën e Alketa Doçit, idhullit tim të kohës. Gjithsesi kjo 13 e fanellës, që përkon edhe me moshën time në atë kampionat më solli shumë fat. Vërtetë nuk u bëra Alketë, por ia shijoj sot e kësaj dite të mirat e sportit intensiv, që nga fëmijëria”. Sonila vazhdon ende dhe sot të kujdeset shumë për fizikun e saj, duke qenë se ka forma trupore perfekte. Kujtojmë se që prej janarit Sonila Meço është pjesë e televizionit “Ora News” me emisionin e saj “Tempora”. /revistawho.com


Tags: 13 vjecefoto e vjeterSonila Mecovolejboll
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Vrasje të vogla/ Ojas ja mbyllin klinikën dhe Elif i merr vendin, ja ç’do ndodhë të hënën

Vrasje të vogla/ Ojas ja mbyllin klinikën dhe Elif i merr vendin, ja ç’do ndodhë të hënën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera