Mbajtja e maskave mbrojtëse ndaj Covid-19 për një kohë relativisht të gjatë duket se ka sjellë shumë përplasje mes njerëzve, kjo sepse jo të gjithë kujdesen me përgjegjshmëri për shëndetin edhe të njerëzve që janë të rrethuar.
Sophie Turner ka reaguar së fundmi me një video në llogarinë e saj, duke mos u kursyer aspak në fjalët që tha. “Nëse unë mund të mbaj një maskë ndërsa lind, ju mund të vishni një maskë në Walmart”, u shpreh Turner gjatë videos duke mos pranuar në mënyrë kategorike vendimin e disa njerëzve për mos ta respektuar këtë rregull.
Që prej nisjes së pandemisë, personazhet e ndryshëm pbulikë kanë reaguar dukshëm për mbajtjen e maskës, duke u përpjekur për të ndikuar sado pak në vendimet dhe zgjedhjen e njerëzve për ta mbajtur atë ose jo.
Turner mirëpriti fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Willa, me burrin Joe Jonas korrikun e kaluar e ajo çfarë ja në sy në ato muaj ishte fakti se pritja e ëmbël nuk e pengoi në asnjë moment për të mos e mbajtur maskën./revistawho.com
View this post on Instagram








