Vala e të nxehtit të verës nuk ka të ndalur dhe në shumë vende po bëhet gjithmonë e më e fortë, aq sa një pjesë të ditës e kalojmë me ajër të kondicionuar, me kafe të ftohtë – gjithmonë në përpjekje për të mundur të nxehtin. Por, për fat të keq të gjithë ndalemi në një pikë kur është fjala për veshjen në një ditë të nxehtë: çfarë të veshim? Ka disa veshje në dollap që në mënyrë kategorike duhet t’i shmangësh deri në shtator (dhe disa mund të të surprizojnë).

Xhinset e ngushta
Ka nevojë për shpjegim? Ato rrinë shumë të shtrënguara dhe nuk lejojnë ajër të qarkullojë në këmbë në një ditë të nxehtë.

Lëkura
Çdo gjë prej lëkure. Një xhaketë, në thelb është mirë për vjeshtën dhe dimrin, por disa tentojnë ta veshin edhe në verë – nuk funksionon kurrë (përshëndetje përsëri, djersë!)

Bizhuteritë e rënda
Çdo vajzë që ka blerë bizhuteri në vende të lira si Forever 21 apo H & M, me siguri ka vënë re edhe mënyrën e pazakontë se si ari dhe argjendi fillojnë të ndryshken dhe të nxihen me kalimin e kohës. Kur djersin shumë gjatë ditës, lagështira e përzier me metalin, vetëm do të përshpejtojë procesin e nxirjes. Kështu, këto lloj bizhuterish sa më larg ditëve super të nxehta.

Ngjyrat e errëta
Këtë duhet ta kesh dëgjuar patjetër, dhe dëgjoje përsëri e përsëri: ngjyrat e errëta si e zeza, bluja apo grija e errët nuk janë ide e mirë, nëse temperaturat janë mbi 30 gradë. Sepse edhe bluza më e lehtë e zezë tërheq rrezet e diellit, ndaj është më mirë t’i mbash larg.

Najloni
Sepse najloni ka në përbërje materiale sintetike, që mund ta nxisin lëkurën të djersitet në ditët e nxehta!

Plastiket
Sepse plastiket janë materialet që të zënë frymën në ditë me temperatura të larta. Ato nuk të mbajnë freskët. Kështu janë edhe sandalet plastike – në thelb, një burim djerse deri në fund të ditës.

Mëndafshi ose sateni
Mëndafshi ose sateni, nga shkëlqimi dhe drita, të krijojnë idenë e freskisë në një ditë të nxehtë apo jo? Është ide e gabuar. Për shkak se këto materiale kanë tendencë të krijojnë djersë dhe ta tregojnë atë. Këto lloj materialesh janë zakonisht të vështira për t’i fshehur njollat e djersës.

Veshjet e ngushta
Ashtu si xhinset e ngushta, edhe veshjet e tjera si streçet – janë burim djerse. Në fund të ditës do të ndiesh një dhimbje trupi nga shtrëngimi dhe djersa.

Poliestra
Edhe pse janë shumë të lehta, një veshje poliestre në një ditë të nxehtë nuk është zgjedhja më e mirë, sepse edhe këto materiale nuk e përthithin djersën siç bën pambuku, kështu që duhet shmangur sa më shumë në ditë super të nxehta.

Unazat
Në mot super të nxehtë, edhe duart pësojnë ënjtje. Një pjesë e unazave që zakonisht i vendos bashkë, mund të duken mirë tani, por në fund të ditës gishtat mund t’i kesh të fryrë.








