Ergi Dini, talenti i muzikës shqiptare që humbi jetën përpara një viti në një aksident tragjik, sot do të mbushte 23 vjeç. Mes dhimbjes së madhe për mungesën e të vëllait, këngëtarja Barbana Dini ka postuar sot në rrjetin e saj social këtë status me fjalë zemre, që me siguri do t’ju përlotin të gjithëve.
“Vëlla, fjalë që nuk do ta them më kurrë, por që do ta kem përjetësisht të gdhendur në zemër! Ky ishte urimi që të bëra si sot, një vit më parë, në ditën tënde të lindjes! Sot do të mbushje 23 vjeç… Ti nuk e ke idenë sesa pa kuptim është kjo jetë pa TY ERGI!”, – ka përfunduar ajo. / revistawho.com