Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sot duhet të jeni të lumtur! 20 marsi është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

20/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sot duhet të jeni të lumtur! 20 marsi është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Duke qënë se bota ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje, Kombet e Bashkuara e shpallën 20 marsin Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë. Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars. Kjo ditë ka për qëllim të sjellë në vëmendje se lumturia është qëllimi themelor i njeriut. Në këtë ditë u bëhet thirrje vendeve të ndryshme të botës që të përshtasin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.





20 thëniet rreth lumturisë:

“Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie.” ― Ralph Waldo Emerson


“Ka shumë gjëra të mira në botë, për të cilat ia vlen të luftosh” ― J.R.R. Tolkien

“Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi” — Lucille Ball

“Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh” — Helen Keller

“Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur” — Lucille Ball

“Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre” ― Abraham Lincoln.

“Nuk ka kohë për të parë anën e mirë nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen” ― Jimmy Buffett

“Nga gëzimi dhe të qeshurat, le të vijnë rrudhat” ― William Shakespeare

“I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh” — Cesare Pavese

“Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet” ― Oscar Wilde

“Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet, numëro buzëqeshjet, jo lotët” ― John Lennon

“Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin” — Morris West

“Nëse po e lexon këtë … urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë” ― Chad Sugg

“Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur” ― Lauren Oliver

“Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese” — Franklin D. Roosevelt

“Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten” — Alice Walker

“Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi” ― Winston Churchill

“Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli” ― Allen Ginsberg

“Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur” ― Andy Rooney

“Nuk ka rëndësi çfarë ke, kush je, ku je apo çfarë bën për të qenë i lumtur ose jo. Është gjithçka çfarë mendon ti për lumturinë” — Dale Carnegie

 

Tags: dita nderkombetare e lumturise
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
Next Post
Aktorja e njohur shqiptare kërkon ndihmë, i vjedhin…

Aktorja e njohur shqiptare kërkon ndihmë, i vjedhin...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera