Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Sot është mami im e shtruar në një dhomë spitali”, Fiori Dardha zbulon momentet më të vështira nga jeta e saj me një mesazh domethënës

27/09/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Sot është mami im e shtruar në një dhomë spitali”, Fiori Dardha zbulon momentet më të vështira nga jeta e saj me një mesazh domethënës

Gazetarja e njohur, Fiori Dardha ka treguar shpesh herë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mamanë e saj. Edhe në postimin e fundit ajo ka zbuluar disa nga momentet më delikate në jetën e saj, duke treguar se mamaja i ka qëndruar gjithmonë pranë, ashtu siç bën dhe ajo sot njësoj për të.





“Në adoleshencën time u sëmura një herë shumë rëndë dhe m’u desh të qëndroja rreth 1 muaj në spital. Mami im qëndroi pranë meje ditë e natë. Nuk do e harroj kurrë se si kërrusej në një karrige për të dremitur pak çaste gjatë natës dhe ashtu e mpirë, brofte menjëherë në këmbë sapo dëgjonte hapat e infermieres që vinte për të më ndërruar serumin. Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qëndruar mua pranë.
Kur rastiste të largohej për pak minuta nga dhoma ime, sepse i duhej të psoniste, ose të mbaronte ndonjë punë, pritja për mua ishte sfilitëse. Qëndroja me kokën e kthyer drejt derës dhe numëroja minutat…
Kur ndodhte që “vonohej” më shumë se zakonisht, nëpër faqe më rridhnin lot të nxehtë dëshpërimi…. dhe pastaj vinte ai momenti kur ime më shfaqej në derë! Zemra më rrihte fort dhe sytë shkëlqenin nga gëzimi.
Mami ishte siguria ime! Ishte forca ime!
Sot, është mami e shtruar në një dhomë spitali dhe unë shoh të njëjtin shkëlqim (si i imi dikur) në sytë e saj kur më sheh tek dera. Sot, jam unë forca dhe siguria e saj! AJO është përherë shembull i sakrificës së një prindi për fëmijët e saj! Përgjithmonë me ty, mam’! ❤
P.S: “Mos më bëj foto, se më kanë rënë flokët dhe nuk është ndonjë pamje e bukur për t’u memorizuar” – më tha tek tentoja t’i rrëmbeja një buzëqeshje.
Mami im nuk e kupton që në sytë e mi është më e bukura në bote! ?#godblessmoms ?”, ka shkruar Dardha krah postimit të fundit ku shfaqet me mamanë e saj duke i dhuruar një puthje.

Ndjekësit dhe miqtë e Fiorit e kanë uruar për shërim të shpejtë për njeriun e saj më të shtrenjtë, duke theksuar se nëna mbetet dashuria më e madhe çdokujt./revistawho.com


https://www.instagram.com/p/CFouS1BFf71/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
Cili moment i bëri bashkë dhe çfarë i bëri të dashuroheshin me njëri-tjetrin? Klea dhe Elgiti i tregojnë të gjitha

Cili moment i bëri bashkë dhe çfarë i bëri të dashuroheshin me njëri-tjetrin? Klea dhe Elgiti i tregojnë të gjitha








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera