Mbrëmja e sotme nuk do jetë shumë e errët si zakonisht, kjo për shkak të hënës së plotë që do jetë shumë pranë me tokën e do na sjellë qartësi dhe reflektim për momentin në të cilin jetojmë.
Hënë të plotë kemi kur Dielli dhe Hëna janë në pozicion të kundërt me njëri-tjetrin dhe komunikojnë bashkë, por në këtë dialog do ndërhyjë edhe Venusi, Chiron dhe një yll i quajtur Vindemiatrix.
Venusi në këtë moment nuk është i lumtur sepse po jeton me një shenjë që nuk e ka qejf. Në këtë periudhë Venusit i duhet të flasë dhe të shpreh ndjenjat në mënyrë direkte. Chironi nga ana tjetër na nxjerr në pah komplekset e vogla, ndërsa Vindemiatrix nxit ambicjen.
Kjo është koha kur ju duhet të prisni edhe pse mendoni dhe ndjeni se meritoni më shumë. Mos e ekzagjëroni me mendimet tuaja.
Ky mesazh shkon veçanërisht për Dashin, Peshoren, Bricjapin, Gaforren, Demin dhe Luanin, shenja këto që duhet ta limitojnë veten dhe të mos i fokusojnë mendimet e tyre tek gjërat që nuk po funksionojnë.
Edhe Binjakët dhe Ujorët do ndjejnë këtë lloj tensioni, por do e kontrollojnë. Ndërsa Shigjetari do ketë etje për të provuar diçka të re, emocionuese dhe që i jep kënaqësi, por duhet të presë. Virgjëresha, Akrepi dhe Peshqit do jenë të mbrojtur dhe do përfshihen shumë pak në këtë sfidë kozmike./revistawho.com