Zanfina Ismaili është ndër këngëtaret më të njohura shqiptare edhe pse kulmin e pati në vitet 2000 e këto kohët e fundit nuk rezulton të jetë shumë aktive në muzikë. Megjithatë Zanfina ka publikuar një foto nga fëmijëra në Insta Story ku krahason veten si ishte e vogël dhe si është tani. Vitet kalojnë e sigurisht që këngëtarja ka ndryshuar, por përsëri ruan atë ëmbëlsinë që duket se e ka pasur që fëmijë. Në aspektin muzikor kujtojmë se kënga e fundit e Zanfinës ishte “M” e publikuar 7 muaj më parë dhe që është pëlqyer shumë nga publiku./revistawho.com