Botimi i librit “Spare” nga Princi Harry ka krijuar polemika të shumta, por i ka sjellë atij edhe një shumë të mirë dollarësh dhe mbi të gjitha ka thyer edhe një rekord. Sipas librit të rekordeve botërore Guinness, ‘Spare’ u bë botimi ‘jofiction’ më i shitur i të gjitha kohërave. Libri ka shitur 1.43 milionë kopje në ditën e parë të shitjes, duke vendosur një rekord të ri.








