Ka vetëm pak ditë që është publikuar “Albania” kënga zyrtare e Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024 ngaCapital T. Kjo këngë do t’i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin Evropian “Gjermani 2024” Por, kjo aventurë sjell në kryeqytet edhe krijimin e një qyteze spektaklesh, koncertesh dhe argëtimi.
Spectapolis Tirana u pagëzua kështu duke bashkuar latinishten dhe greqishten e vjetër për të ardhur në Tiranën e kohëve moderne plot risi, njëlloj si qyteza dhe projekti ynë i ri për t’u ofruar të gjithëve momente gëzimi, emocionet e futbollit, festival e koncerte të këngëtarëve e interpretëve më të njohur si në Shqipëri po ashtu edhe ndërkombëtarisht.
U vendos në Stadiumin Dinamo, ose ndryshe njohur zyrtarisht si Stadiumi “Selman Stërmasi”. Dhe dyert i hap për Euro 2024, më 14 qershor si një qytezë e krijuar për t’ju argëtuar si asnjëherë më parë. Sepse ku ka më bukur se sa të ndjekësh një ndeshje futbolli nënjë stadium të projektuar pikërisht me një Fan Zone dhe me të gjitha facilitetet për t’u argëtuar me miqtë e familjarët. Por, ky është vetëm fillimi një stine argëtimiqë do të zgjasë deri në fund të shtatorit.
Ata që këto kohë kanë kaluar pranë stadiumit Selman Stërmasi kanë parë së jashtmi si është shndërruar vendi. Por, kur të hyni në qytezën e spektaklit do të kuptoni se grafitit, ngjyrat, muzika e sporti, janë aty bashkë për t’ju pritur. Me magjinë e ekranit të madh të dedikuar për ndeshjet dhe skenat që do të presin artistënga e gjithë bota, Spectapolis ka shumëfishuar më shumë se 8 mijë ulëset e stadiumit dhe është bërë një vend që siguron të argëtojë 20 mijë persona duke e shndërruar edhe fushën e sportit mikpritëse për tifozëte futbollit, por edhe për ata të muzikës dhe festivaleve.
Spektapolis është për të gjithë. Sepse premton festivale ku do të angazhohen fëmijët përmes lojërave, siç pritet të jetë Watermelon Festival, të rinjtë përmes Young & Beauty Festival, dashamirësit e diskotekave dheritmeve të viteve ’90, ata që adhurojnë hip-hopin, poredhe ata që çmenden pas ritmeve latine apo muzikës rock. Sepse në Spectapolis festivalet do të rrëfejnë të gjitha ritmet.
Nëse ju tregojmë se në Spectapolis më 6 gusht vjenGipsy King me hitet Amor Mio apo Bamboleo dhe se hyrja do të jetë falas sërish kemi thënë shumë pak përnjë brez që muzikën e huaj e regjistronte në kaseta magnetofoni e që padikutim sot kanë mundësinë t’i ndjekin në Tiranë.
Jo rastësisht, Spectapolis në 20 sekondat e para të prezantimit tonë jehonte me hitin e Jason Derulo-s, sepse premtojmë që edhe këtë artist ndërkombëtar do ta sjellin në Spectapolis, ashtu sikurse do të rikthejmë Kostandinos Argiros, apo artistët e viteve ’90, këngët e të cilëve janë kërcyer në diskotekat e gjithë botës. Por pista jonë e kërcimit është një qytezë e tërë, Spectapolis që do të hapë dyert nga 14 qershori e deri ditën e fundit të shtatorit. Dy skenat, një prej të cilave 60 metra e gjatë dhe 24 metra e lartë është ideuar me standardet ndërkombëtare për të pritur artistë të këtyre përmasave, ndërsa e gjithë qyteza brenda stadiumit është projektuar t’ju presë edhe juve.