Pas një dite tejet të lodhshme e pas orëve të zgjatura të xhirimeve, Marina Vjollca i ka treguar të gjithëve se si është të mbarosh në orët e vona e si kthehesh në shtëpi.
Moderatorja ka ndarë një video në makinë ku ka sqaruar se ‘Klanifornia’ do të sjellë një spektakël të vërtetë mbrëmjen e sotme dhe se ajo është pjesë e shumë skenave të aktrimit.
Pra nëse ndër vite u mësuat ta shihni Vjollcën si moderatore, ngadalë do mësoni ta shihni edhe si aktore.
Vetëm se për shkak të lodhjes Marinës i është dashur të dalë me tuta dhe fustanin e veshur po ashtu.
Me këto momente që moderatorja ndau, na mbetet vetëm të shohim se çfarë i ka rezervuar publikut mbrëmjen e sotme./revistawho.com









