Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij 13/06/2025
10 destinacionet perfekte për të vizituar këtë korrik! 13/06/2025
“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton! 13/06/2025
Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë! 13/06/2025
4 tipare që të bëjnë tërheqëse pa thënë asnjë fjalë! 13/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

SPITALI AMERIKAN zgjeron kauzën, pas aparateve FALAS koncert bamirësie për fëmijët me probleme dëgjimi

24/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
SPITALI AMERIKAN zgjeron kauzën, pas aparateve FALAS koncert bamirësie për fëmijët me probleme dëgjimi

Disa ditë më parë ju njoftuam se “Spitali Amerikan” do të finalizojë realizimin e implanteve kokleare për pacientët e lindur me probleme në dëgjim. Në bashkëpunim me Fondacionin Liechtenstein-Medel në partneritet me Universitetin e Vjenës, Austri, “Spitali Amerikan” ka nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me probleme dëgjimi. Këta pacientë do të përfitojnë falas këtë mundësi të shumëpritur për t’iu rikthyer sërish jetës normale dhe dëgjimit të plotë. Ekipi i specializuar i mjekëve në “Spitalin Amerikan”, në bashkëpunim me kirurgët e shquar të Universitetit të Vjenës, do të realizojnë dhe dhurojnë 5 implante kokleare. Por nuk mbaron me kaq. Ky spital për të vazhduar më tej ndihmën në realizimin e implanteve për të tjerë fëmijë që nuk dëgjojnë, ka organizuar edhe një koncert bamirësie. Emra artistësh të mëdhenj si Maria Jose Siri, Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Rona Nishliu, Mario Karaj, Dren Abazi e Sindi Mamaqi do të performojnë në datën 27 janar, në orën 20:00 në “Pallatin e Kongreseve”. Të gjitha të ardhurat nga biletat e shitura do të shkojnë për kauzën. Nëse edhe ju dëshironi të jepni kontributin tuaj që edhe të vegjëlit të dëgjojnë tinguj të bukur, por gjithashtu të shijoni një koncert artistësh të mëdhenj, kontaktoni në numrin 068 28 88 088 për të bërë blerjen e biletës tuaj tek Hotel Rogner, pranë Pallatit të Kongreseve./ revistawho.com





15972569_1179776702091347_2543015283421571298_o





Tags: bamiresikoncertSpitali Amerikan
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij
Breaking News

Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij

13/06/2025
“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton!
Breaking News

“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton!

13/06/2025
Kiara humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Do më mungojë zëri yt!
Breaking News

Kiara humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Do më mungojë zëri yt!

13/06/2025
Si e do mashkullin ideal një femër si Belen Rodriguez? Ja përgjigjja që nuk e prisje
Breaking News

Si e do mashkullin ideal një femër si Belen Rodriguez? Ja përgjigjja që nuk e prisje

12/06/2025
“Po, jam fejuar!” Dua Lipa na dha lajmin e bukur!
Breaking News

“Po, jam fejuar!” Dua Lipa na dha lajmin e bukur!

12/06/2025
”Nuk ishte eksperienca më e mirë në jetë”, Bardhi kujton BBV dhe atë që fitoi prej tij!
Breaking News

”Nuk ishte eksperienca më e mirë në jetë”, Bardhi kujton BBV dhe atë që fitoi prej tij!

12/06/2025
Next Post
FOTO/ Aktorja Kirsten Stewart, puthje plot pasion me të fejuarën Stella Maxwell

FOTO/ Aktorja Kirsten Stewart, puthje plot pasion me të fejuarën Stella Maxwell







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera