Fotografi shqiptar Endrit Mertiri tashmë është bërë i njohur për talentin e tij të rrallë edhe jashtë vendit. Fotot e bukura të Endrit po marrin famë ndërkombëtare. Ai tashmë është pjesë e familjes së firmës së madhe “Dolce&Gabbana”, dhe është pikërisht vetë stilisti Stefano që e shfaq hapur vlerësimin për të. Ai e ka quajtur të riun shqiptar, gjeneratën e re të “D&G”.