E karakterizuar nga bukuria tipike shqiptare, me tiparet e saj të ëmbla të bën menjëherë për vete. Loreta Fishta, vajza 25-vjeçare me origjinë nga Shkodra është një nga ato njerëz me të cilët duhet të krenohemi. Stërmbesa e Gjergj Fishtës, ka arritur që me vullnetin dhe pasionin dominues për modën, të kthehet në një nga emrat më të njohur në këtë fushë. Ka emigruar drejt Francës që në vogëli, dhe sot që është 25 vjeç është një ndër njerëzit më të famshëm në botën e modës. Loreta është një vajzë e thjeshtë që punon si modele dhe aktore në Francë, profesione të cilat thotë se i dashuron pa masë. Rrugëtimi i saj në botën e modës nuk ka qenë dhe shumë i thjeshtë, pasi kjo industri përmban në vetvete dhe shumë konkurrencë. E megjithatë pavarësisht vështirësive që ka kaluar, falë pasionit dhe dëshirës së madhe për t’u bërë modele, Loreta Fishta ia doli mbanë shumë mirë dhe sot është një ndër modelet më të kërkuara franceze. Ka pozuar për emra shumë të njohur të modës si Adidas, Swarowski, Dior, Nivea, Vogue, Shwartzkopff, L’oreal, etj. E konsideron veten të përkëdhelurën e fatit që ka mundur të realizojë spote për këta gjigandë të reklamave dhe modës. Veç kësaj ajo është shumë krenare që mban mbiemrin e gjeniut të poemës epiko-lirike shqiptare, dhe ndihet mirë sa herë që e pyesin në lidhje me këtë fakt. E viziton shpesh Shqipërinë duke qenë se këtu ka gjithë të afërmit e miqtë. Shqipëria për Loretën është shumë më shumë se sa thjesht vendi i origjinës, por pavarësisht vizitave atë e merr malli për Shqipërinë. Dihet që sado të mira të kesh në dhe të huaj, si vendi yt nuk ka, andaj edhe për Loretën Shqipëria është një vend i pazëvendësueshëm. Është gjithmonë në kontakt me ngjarjet kulturore në Shqipëri dhe sidomos me sfilatat e modës që organizohen këtu, pasi i pëlqen të dijë si ka evoluar moda duke qenë se është dhe fusha që ajo mbulon më mirë.
Spotet
Ajo ka nënshkruar kontrata me firma të njohura në industrinë e marketingut si: Adidas, Shëartzkopff, L’oreal, Emprunt, Alice L’ange, Puma, Mac, Beauty Trend, Toyota, Honda, Nivea, Vogue dhe Swarowski, Peugeot, Ftv Thailand, Dior etj. Së fundmi ka interpretuar në telenovelën franceze “Les Invicibles 2” si dhe ka luajtur në filmin “The Hunter” që pritet të shfaqet së shpejti në kinematë botërore.
Shqipëria
“Tymi në vendin tënd është më i mirë se zjarri në vend të huaj”. Kjo shprehje i shkon më së miri për shtat edhe Loretës sonë, e cila pavarësisht arritjeve të konsiderueshme që ka arritur në Francë, pohon se Shqipëria është një vend i pazëvendësueshëm. Ajo këtu ka gjithë të afërmit, miqtë dhe dashurinë e jetës së saj.
Lidhja me Gjergj Fishtën
Është stërmbesë e shkrimtari të njohur shqiptar Gjergj Fishat dhe ky fakt e bën të ndihet shumë krenare. “Jam shumë krenare që mbaj mbiemrin e gjeniut të poemës epiko-lirike shqiptare, dhe më vjen shumë mirë sa herë që më pyesin në lidhje me këtë fakt”, – pohon bukuroshja shqiptare.
Fotot: Renuar Locaj