Stilisti Ardi Asllani ka shfaqur revoltën e tij për tekstet shkollore të fëmijëve 6-vjeçarë përmes një postimi të bërë në ‘instagram’ gjatë kësaj të diele. Foto e tekstit, mbi të cilin duken rreshtat e bukurshkrimit shpalos në fund të faqes një paragraf në të cilin shquhen fjalë si: kafka, apo këlysh bushtre… Kësaj revolte i janë bashkuar edhe komentuesit në profilin e tij, mes të cilëve këngëtarja e madhe Irma Libohova, e cila shkruan me keqardhje: E gjora Shqipëri. Tekstet e fëmijëve janë bërë shpesh argument i debateve në rrjetet sociale, por mesa duket ende asgjë nuk ka ndryshuar.