Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Stimulimi i jetës në Mars, dalin astronautët pas 365 ditësh në kupolë

29/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Stimulimi i jetës në Mars, dalin astronautët pas 365 ditësh në kupolë

Pas 365 ditësh, 6 shkencëtarë dolën nga habitati që simulonte jetën në Mars, pranë një vullkani në Hauai. Që prej 29 gushtit të vitit 2015, grupi jetoi në ambiente të ngushta brenda një kupole, pa ajër e ushqim të freskëk apo privatësi. Ekspertët vlerësojnë se, për kompletimin e një misioni njerëzor në planetin e kuq do të duheshin nga një deri në 3 vite. Studimi, i financuar nga NASA e i drejtuar nga Universiteti i Hauait, është më i gjati i këtij lloji, që prej një misioni rus që zgjati 520 ditë. Pas mbijetesës në izolim për një vit, pjesëtarët e ekuipazhit shprehen optimistë për suksesin e një misioni në Mars. “Përshtypja ime personale është se, mundësia e një udhëtimi në Mars në të ardhmen e afërt është reale. Besoj se vështirësitë teknike dhe psikologjike mund të kapërcehen”, tha njëri prej tyre. Por kreu i misionit, Carmel Johnston e cilësoi si mjaft të vështirë mungesën e privatësisë përgjatë vitit të fundit. “Është njësoj sikur të kesh shokë dhome që janë gjithmonë atje dhe ti nuk mund të shpëtosh prej tyre”, vijoi ai. Grupi që iu nënshtrua eksperimentit përbëhej nga një astrobiolog francez, një fizikant gjerman dhe 4 amerikanë, një pilot, një arkitekt, një gazetar dhe një gjeolog. Eksperimenti u përqëndrua tek elementi njerëzor i eksplorimit. Ndërsa zhvillonin kërkime, 6 personave iu desh të jetonin me rezerva të kufizuara, të mbanin një kostum hapësinor kur dilnin jashtë kupolës dhe të punonin për të evituar konfliktet personale. Secili kishte nga një shtrat të vogël portativ dhe një tavolinë brenda dhomave të tyre. Ndërsa mes ushqimeve në dispozicion përfshiheshin djathi pluhur dhe ton peshku i konservuar.






Tags: astronautplaneti marsstimulimi i jetes. 365 dite
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…
Breaking News

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…

04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit
Breaking News

“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit

04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?
Breaking News

Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?

04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!
Breaking News

Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!

04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Next Post
Lori Hoxha i përgjigjet të ëmës: Është shumë e vështirë mami! Shikoni çfarë i ka kërkuar Vjollca Hoxha

Lori Hoxha i përgjigjet të ëmës: Është shumë e vështirë mami! Shikoni çfarë i ka kërkuar Vjollca Hoxha








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera