Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Stin Tirana mou” me Kostandinon dhe artistët tanë – Nga Zefina Hasani

28/01/2023
in Breaking News, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
“Stin Tirana mou” me Kostandinon dhe artistët tanë – Nga Zefina Hasani

Nga Zefina Hasani





Shkoj shpesh në Athinë, sepse andej më ka ikur një pjesë e shpirtit, të afërmit e mi e ca miq të hershëm, që i dua aq fort sa ndjej gjithmonë nevojë të shkoj e t’i takoj.

Muzikën greke nuk e dëgjoj shumë e aq më pak ta ndjek me klikime në youtube. E dëgjoj vetëm kur jam andej, në festat me fisin, apo dhe në lokalet e televizionet greke. Pra nuk fiksohem dot pas tyre. Për t’i mësuar jo e jo. Përveç vargut të vetëm të një refreni që të vjen furishëm këto kohë ngado ku shkon… “Stin Athina mou”.


Nuk do të vihem fare në siklet, të them të vërtetën time, se ishte pikërisht ky refren që më ndihmoi të identifikoja se kush ishte Kostandinos Argiros, këngëtari që do të vinte për “One night only” në Tiranë. E kisha dëgjuar si emër, por pa e lidhur dot më këtë këngë të tij (një lëmsh informacioni sipërfaqësor, që të bëhet në tru për gjërat të cilave s’ju vë shumë rëndësi).

Por a do të mjaftonte vetëm ky refren që unë të shkoja atë natë në atë koncert të madh!? Sigurisht që jo! A do të më mjaftonte vetëm emri i Kostandinos Argiros!? Prap do të thoja, jo! Sepse siç e thashë që në fillim, muzika greke, artistët grekë nuk hyjnë tek njohjet dhe preferencat e mia. Ajo çfarë më shtyu drejt asaj porte të madhe artisitike, të asaj nate në Tiranë ishte kurioziteti (profesional) për të parë konceptimin dhe strukturimin e një evenimenti të tillë, i një lloji të veçantë. Dhe mbi të gjitha për të shijuar një koncert, që s’mund ta kesh shansin ta shijosh shumë herë: këngëtari më i suksesshëm i kohës në Greqi, do të shoqërohej jo vetëm nga banda e tij por dhe nga artistët tanë të mrekullueshëm, të Orkestrës Simfonike të RTSH-së, të TKOB dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, që do të dirigjoheshin nga një djalë tejet i talentuar shqiptar, Gridi Kraja. Një ndërthurje fantastike, mes Athinës dhe Tiranës, mes artistësh, vlerat e të cilëve s’njohin kufij.

Ndaj u gjenda aty përballë tingujve LIVE, klasit, stilit, energjisë, dashurisë, magjisë që u përcoll nga ajo natë.
Kostandinosi i skenës, mu duk shumë më artist, se ai i videoklipeve të bukura. Një këngëtar simpatik, karizmatik që e elektrizoi sallën deri në refrenin e fundit të “Stin Athina mou”.
Ishte ky i vetmi varg që dija dhe arrita të këndoj. I vetmi që më ndihmoi të ndjehesha qoftë edhe për një moment si të gjithë ata të shumtët që ja dinin e ja këndonin çdo këngë.

Por a do të më kishte mjaftuar vetëm ky refren që ta shijoja atë koncert!? Sigurisht që jo! Ishte e gjitha, në të gjitha elemenetet, këngët, zërin e Kostandinos e tingujt e orkestres shqiptare e bandës greke, atmosferën… si një eksperiencë që duhej përjetuar në atë natë, fund janari në Tiranë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Anxhelina Kotorri, blogerja që ju ndihmon të mos dukeni si gjithë të tjerët!

Anxhelina Kotorri, blogerja që ju ndihmon të mos dukeni si gjithë të tjerët!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera