Pas përfshirjes në sherrin banal me kolegun e tij Flori Mumajesi, duket se Stine do t’i mungojë spektaklit të kërcimit në televizionin Klan. Burime për lapsi.al bëjnë me dije se pas lirimit nga ambientet e komisariatit nr.1, 34-vjecari Ernest Duka ka fikur telefonat dhe nuk i është përgjigjur stafit të produksionit të “Dance With Me”, të cilët e pritën deri mesntatën e së dielës për provën gjenerale. As paraditen e së hënës kantautori nuk është bërë i gjallë, ndërsa partnerja e tij Roza Lati duket se ka mbetur vetëm për interpretimin e kërcimit.