Një trend të ri për grimin ka përhapur Hailey Beiber. “Strawberry makeup” apo Grimi luleshtrydhe është një makeup që i përshtatet nuancave të luleshtrydhes. Ishte Hailey Bieber që e shpiku këtë term, duke sugjeruar që gjatë verës fytyra të jetë me shkëlqim dhe detaje rozë. Për të arritur këtë efekt duhet të keni një krem hidratues dhe një “blush”. Në një video në Tiktok Hailey Bieber tregon se për të arritur këtë look ajo aplikon në fytyrë serume që i japin një shkëlqim delikat dhe më pas përzien “blushin” në formë kremi, duke e aplikuar butësisht në faqet dhe buzët e saj. Në fund ajo përdor edhe një shkëlqyes buzësh.