Sa herë bëhet fjalë për lidhjen e tyre, sytë e ndjekësve janë 4 për të zbuluar çfarë ka ndodhur kësaj here. E në fakt Stresi dhe Keisi duket se janë bërë më nostalgjikë me postimin e fundit në rrjetet sociale.
Me një bashkim fotosh të vetes dhe Keisit, Stresi ka shkruar: “Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida, çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë, por në fund këta s’e dinë që jemi shokë të ngushtë”.
Sakaq nuk vonoi përgjigja edhe e Keisit, e cila shkroi: “Nga rinia deri në pleqëri, sido të vijë jeta je vërtetë shoku im më i mirë, por edhe familja ime”.
Epo pas këtyre deklaratave kaq të hapura nuk kemi se ç’të shtojmë tjetër. Një dashuri e përkthyer edhe në miqësi duhet të jetë nga ato ndër më të fortat dhe të veçantat./revistawho.com