Stresi është një prej banorëve më të përfolur të shtëpisë së “BBVK. Së fundmi në një bisedë me Xhulin ka treguar se ndër planet e veta ishte realizimi i një filmi mbi historinë e jetës së tij.
Por, për të njëjtën ide drejtuesit me të cilët, Stresi tha se ka kontaktuar, i kanë kërkuar një shumë të madhe parash prej jo më pak se 500 mijë eurosh.
“Për filmin që kisha dëshirë të bëja unë, për historinë time më kanë kërkuar mbi 500 mijë euro, por ke kamera ke gjëra për të shkatërruar, është punë e madhe”, ka thënë ai.








