Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Stresi gjuan Tean me pambuk

04/02/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Stresi gjuan Tean me pambuk

Ku ka zhurmë, ka edhe Stres. Në këtë rast jo nga ai stresi si ndjesi, por nga ky Stresi shqiptar, që gjendet zakonisht në ndonjë ngjarje të bujshme. Por ç’ka më pak telenovela e radhës shqiptare? Bujë e çfarë buje ka bërë trekëndëshi Tea-Beart-Andi e ka shkuar edhe në vesh të Stresit, që me një status të gjatë, i është drejtuar Teas. Urtë e butë, krejt ndryshe nga reagimet e tij tipike, Stresi, si të ishte duke folur me një mikeshë që ia ka prishur qejfin, e ka sulmuar Tean, por me pambuk, duke e kuptuar në fillim që po kalon situatë të vështirë, pastaj duke e qortuar, ka mbajtur edhe qëndrim për fenemonin “Përputhen” e në fund sigurisht ka dhënë edhe një mesazh: “Tregoni Shqipërinë e vërtetë”, që sipas tij nuk është ajo e vajzave të kuruara të ekraneve. Madje jep edhe një sugjerim personazhesh. Nuk është në anën e Teas Stresi, aspak. Por më të butë se kaq e keni parë ndonjëherë? Lexoni statusin. Të jetë efekti “Tea” edhe këtu?





“Tea(Perputhen)
Më vjen keq për situatën jo të mirë që po kalon, edhe pse më duhet të them se je deri diku fajtore, por jo e vetmja. Është trishtuese që po të bombardojnë me fjalë, nga më ofendueset, por më vjeen shumë keq për këtë “zhgënjim të madhë”, që pesëqindëmijë, apo shtatëqindëmilionë… ku e di unë se sa shqipëtarë nuk paskan patur e nuk kanë asnjë hall tjetër, por vetëm zhgënjimin që i bëre ti Andit !
Se janë pa shpi, se po humbin për ditë njerëz nga Covid 19, se po përmbytën toka e shtëpi… po rreshqet dhe dheu po u del në rrugë, se rrinë pa drita apo pa ujë, nuk dashkan të dikan fare për zhgënjim… por që e tradhëtove ti atë djalin, Andin.
Unë as e imagjinoj të ndjek këto lloj tymuesesh, që i hedhin për të na hedhur hi syve, për këtë realitet të hidhur që po jetojmë !
Shqipëtarët, tashmë janë mësuar me TV- të tona, ku asgjë nuk është e vërtetë… çdo gjë është e kundërtae realitetit !!
Pse ti Tea u mërzite aq tepër dhe tani po del duke qarë e duke fajësuar të tjerët… si kujtove ti se atë famë me çfarë do ta merrje, përvecëse duke plotësuar ato kontratat e frikëshme, si thua ti.
Më tepër habitem nga ky zhgënjim i shqiptarëve, se sa llogjika jote për tu futur në këto emisione fallco, duke mos treguar aty asgjë…po asgjë fare vetëm sharje, ofendimev, grushta e shqelma !
– Pse kështu e gjen rinia burrin e jetës, si thua ti, Tea ?!
Pse nëpër këto produksione nuk merren vajza të thjeshta nga fshati, nga provinca të thella e djem të thjeshtë, që për një arsye apo tjetër, nuk kanë mundur të gjejnë një njeri në jetën e tyre, nuk do t’ishte turp…mund të njihen dhe me një produksion televiziv, po na servirni gjithëmonë femra moderne, me bark perjasht e të lyera e të zhgërryera, shumica silikon e botox dhe djem të palestruar e të fryrë si me pompë, por me sjellje vullgare… kaq budallenjë ju dukemi ne shqiptarët këtyre !!
Tregoni Shqipërinë e vëtetë, atë që është, me njerëz të thjeshtë, me vajza që ju duhet të punojnë e ndonjëherë harrojnë të krehin flokët e tyre… Me djem që punojnë në ndërtim gjithë ditën, për pak lekë e marrin atë çesen e bukës në dorë, ikin në punë.
Këto jemi në të vërtetë, bollë më me bukuroshe falso, që promovuan shalet përjashtë”./revistawho.com


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
Next Post
Bora Zemani mungon sot në “Përputhen”, çfarë ndodhi

Bora Zemani mungon sot në “Përputhen”, çfarë ndodhi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera