Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Stresi: Ja e vërteta e lidhjes sime me vajzën e Eli Farës

26/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Nga Suada Daci





Po përflitet shumë për një lidhje mes reperit të njohur Stresi dhe vajzës seksi të këngëtares, Eli Fara. Në një intervistë për Opinion.al Stresi sqaron të gjitha thashethemet që po qarkullojnë për të dhe për Marinën.

-Stresinjo faleminderit që na përgjigjesh gjithnjë, duke na rrëfyer të vërtetat e jetës tënde. Tani më thuaj je i lidhur me Marinën?


Në fakt nuk mund të mos të të përgjigjem ty që më merr 100 herë në telefon (qesh). Jo nuk jam i lidhur me Marinën, nuk e njoh e kam parë thjesht në foto është shumë e mirë.

-Domethënë je thjesht fans i saj, e ndjek në rrjetet sociale?

Jo nuk e ndjek, më dalin postimet e saj në rrjetet sociale dhe kaq. Meqë mu dha rasti po e komplimentojë nëpërmjet portalit tuaj, po i them je shumë e bukur (qesh).

-Pra nuk e ke takuar asnjëherë personalisht, e ke parë vetëm virtualisht?

E di si po më dukesh tani si hetuese (qesh), e kam takuar para shumë vitesh por nuk e kam idenë se çfarë bën tani në jetë. Thashë e kam parë vetëm në foto.

-Po me nënën e saj, këngëtaren tonë të dashur Eli Fara çfarë marrëdhënie ke?

E respektojë shumë, është një nga këngëtaret më të mira të muzikës popullore. Kam njohje në distancë me të. Ka qenë dikur anëtare jurie në një festival ku unë kam marrë pjesë.

-Po mirë je i lidhur aktualisht?

Jo nuk jam i lidhur, por as vetëm nuk jam.

-Stresinjo unë di që ti je mbyllur në studio dhe po punon për këngët e reja, kur do ta kemi klipin e parë?

Klipi i parë pritet të dalë në fund të majit, do të jetë një “big” hit nga Threedots. (qesh).

-U riktheve përsëri tek Threedots, si po ndihesh pranë tyre?

Me “Threedots” është si kesh marrë një biletë dhe të shkosh në hapësirë, është shumë bukur të punosh me ta.

-I ke ndjekur punët e kolegëve, që po nxjerrin çdo herë në javë këngë?

Nuk bëj karshillëk por muzika ime është e pathyeshme, kështu që s’kam interes të ndjek asnjë nga kolegët e mi./opinion.al

Tags: marina farastresi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Next Post
Rita Ora kopjon Beyoncen (FOTO)

Rita Ora kopjon Beyoncen (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera