Stresi ka vendosur që të heqë dorë nga muzika. Në një intervistë për “Aldo Morning Shoë”, reperi është shprehur se mund të lançojë këngë të reja për 3, 4 vitet e ardhshme dhe më pas do t’i dedikohet familjes.
“Mendoj ta lë në momentin e duhur. Mendoj të përfitoj dhe këto 3, 4 vite dhe pastaj gjysmën e jetës ta mendoj për familjen time, të bëj një hap më serioz. Muzika është adrenalinë shumë e madhe, duhet të stopohem. Muzika të lë beqar. Edhe 3, 4 vjet do shërbej në muzikë sepse kam shumë bashkëpunime që dua të bëj dhe mendoj ta stopoj sepse unë e kam adrenalinën të pakontrollueshme.Jam shumë i bindur! 37-vjeç edhe është mjaftueshëm, e 3 vjet shkoj 40…Unë nuk jam dakord me veten time të vazhdoj në një moshë aq të madhe me muzikë. Nuk e kam në dorë, po në plan e kam”, tha Stresi.








