Pak orë më parë, pas përplasjes së krijuar në rrjetet sociale, Keisi vendosi të ndajë një status në llogarinë e saj në ‘Instastory’, duke fajësuar reperin Stresi dhe duke shtuar se çdokush tregon veten e vetë në fund të çdo situate.
Pak këtij momenti, ‘Revista Who’ ka zgjedhur të kontaktojë Stresin për të marrë një reagim nga ana e tij, lidhur me postimet e ndryshme në ‘Instagram’.
“Unë nuk kam dhënë asnjë përgjigje, pavarësisht se mund të jetë keqkuptuar nga mediat e tjera. Nuk e di çfarë ka qarkulluar sot, të them të drejtën unë as nuk kam dhënë përgjigje, as nuk kam ndërmend të jap përgjigje. Ajo është vajzë shumë e mirë, unë e respektoj për aq kohë sa kam ndejtur me të. Momentalisht jemi në një gjendje pause, por s’mundem unë të reagoj për të, pasi është një ndër personat më të veçantë për mua. Janë idjotësira këto që shkruajnë, nuk i kuptoj, por po ta them që kam shumë respekt për të dhe gjërat e tjera janë trillime”, ka pohuar Stresi në një komunikim për revistën ‘Who’, duke theksuar se gjërat nuk janë ashtu siç kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Reperi ka zgjedhur ta mbyllë paqësisht këtë situatë, duke mos shtuar asnjë detaj më tepër, por duke theksuar se gjithçka gëzon për Keisin është respekti.
Kujtojmë se gjatë kësaj kohë, Stresi ka treguar se ka qenë duke punuar për një sërë projektesh muzikore, ndër to dhe bashkëpunimi me Morena Tarakun, të titulluar ‘Bad Girl’./revistawho.com








