Ka kaluar vetëm një muaj nga kënga e fundit “E boj temën” dhe Stresi vazhdon të punojë akoma për projektet e reja. Projekti që ai do sjellë shumë shpejt, siç shkruan edhe në Instagram do të quhet “Mos u dorëzo”. Titulli i këngës ka bërë që fansat të reagojnë menjëherë. Mesa duket kënga e rradhës së reperit do të përcjellë një mesazh shumë domethënës, mbështetur edhe nga ngjarjet e ndodhura së fundmi në jetën e tij.