Një nga reperët shqiptarë, Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe si Stresi, gjithmonë ka qenë ndër më problematikët. Ai ka patur gjithmonë marrëdhënie të acaruara me disa këngëtarë, por më shumë është i njohur për konfliktin e tij me grupin OTR dhe më specifikisht me Noizy-n. Së fundmi ai ka postuar një foto të një arme në ‘Instagram’ ku i drejtohet dikujt me tone të ashpra. “Nëse je P9 maje për veti calibrin shumë të madh, mos më bo me dal prej veti, bad boy for life. Nëse doni luftë tek e fundit, burri për fytyrë e sedër jeton. Fuck all u haters”-shkruan Stresi, duke lënë të kuptohet se ai është i acaruar me dikë, por se me kë mbetet për t’u zbuluar.