Jeta private e Stresit ka qenë gjithmonë shumë e komentuar kështu që pas ndarjes nga Keisi, reperi vendosi ta ruante me fanatizëm këtë pjesë. Ndonëse në media nuk kanë munguar lajmet që aludonin për lidhje të tij të reja me vajza të njohura, Stresi sot për herë të parë ka vendosur të dalë hapur. Ai ka postuar në Instastory një video ku shfaqet në makinë me një vajzë. Është vajza ajo që filmon veten e më pas reperin, por ky i fundit është kujdes që fytyrën t’ja fshehë me një emoji. Ndonëse ende nuk e dimë identitetin e vajzës, të paktën Stresi e bëri hapin e parë.