Stresi ka kaluar mbrëmjen më speciale ndër vite. Kështu është shprehur reperi në foton e tij të fundit në Instastory, një foto e veçantë pasi ai ka prezantuar të dashurën e re. Stresi shfaqet në një darkë romantike me vajzën në fjalë, por ia ka fshehur fytyrën duke mos dashur ta bëjë ende publike identitetin e vajzës. “Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, shkruan Stresi duke lënë të kuptohet se kaq kohë pas ndarjes nga Keisi ka gjetur sërish dashurinë.









