Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Stresi shumëfishon urinë dhe rrit peshën e tepërt

16/01/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Stresi shumëfishon urinë dhe rrit peshën e tepërt

Çdo ditë, njeriu ka angazhime nga më të ndryshmet familjare, shoqërore dhe jo vetëm, të cilat herë pas here shkaktojnë ose shoqërohen me stres.





Me stresin jemi mësuar të përballemi rregullisht, pavarësisht ndikimit negativ në shëndet.

Shqetësimet e ndryshme dhe puna e tepërt mund të nxisin një stil jetese jo të shëndetshëm, që shkakton më shumë stres.


Kjo i jep jetë një rrethi vizioz shumë të dëmshëm.

Për shembull, nëse ju duhet të mbaroni një punë në një orë të caktuar, nuk do të tregoheni të vëmendshëm ndaj ushqimit.

Për më tepër, do të keni tendencën të konsumoni më shumë sheqer dhe kafeinë për t’u përballur me sfidat e ditës.

Për fat të keq, këto zgjedhje shkaktojnë një stres afatgjatë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për zgjedhjet jo të mira që njerëzit bëjnë kur janë të mbingarkuar ose të shqetësuar.

Zgjedhjet e Ushqimit të Nxitura Nga Stresi

Shumë Kafe

Nëse ndiheni të mbingarkuar do të vëreni se jeni duke pirë disa filxhanë me kafe gjatë ditës.

Stresi dhe Ushqimet e Gabuara

Nivelet e rritura të kortizolit, që është edhe hormoni i stresit, i shtyjnë njerëzit të joshen pas ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë.

Për shpejtësi dhe prakticitet, një njeri i stresuar gjen ngushëllim të përkohshëm tek patatinat, patatet e skuqura, akullorja, ëmbëlsirat dhe ushqime të tjera të shpejta.

Kapërcimi i Vakteve

Kur njeriu përpiqet të kryejë disa detyra në të njëjtën kohë, kapërcimi i vakteve duket i paevitueshëm.

Dikush mund të heqë dorë nga mëngjesi, sepse ka shumë punë për të bërë.

Një tjetër, zgjedh të mos hajë drekë, për të njëjtat arsye.

Mungesa e Vëmendjes

Stresi nxit ushqyerjen emocionale.

Kjo do të thotë se njeriu i stresuar ha papushim ndonëse nuk ka uri, sepse tek ushqimi gjen ngushëllim.

Mos pirja e Ujit

Me një jetë të ngarkuar, është shumë e lehtë të harrosh të pish ujë.

Ka shumë njerëz që nuk pijnë ujë dhe në vend të tij pijnë lëngje të gazuara apo kafe.

Regjime Jo Të Shëndetshme Ushqimore

Stresi lehtëson shtimin në peshë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zgjedhjet e këqija ushqimore pa fruta, perime, proteina dhe karbohidrate ndërmerren në periudha stresi.

Në një kohë afatshkurtër, këto zgjedhje tingëllojnë ideale.

Në një periudhë afatgjatë, dëmi në shëndet është i pallogaritshëm.

Ndikimi i Vendimeve Të Këqija Në Shëndet

Prishje e Ekuilibrave Të Sheqerit Në Gjak

Kur nuk ushqeheni mjaftueshëm me ushqime të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak pëson luhatje të mëdha.

Kët luhatje, pasohen nga prishja e humorit, lodhja, mungesa e përqendrimit dhe probleme të tjera.

Efektet Anësore Të Kafeinës

Nëse e teproni me kafeinën, do të keni mungesë të përqendrimit, prodhimtari të dobët në punë, probleme me gjumin dhe nivele të larta të kortizolit.

Probleme Të Tjera Me Shëndetin

Ushqyerja e keqe dobëson imunitetin.

Rrjedhimisht, njeriu është një shënjestër e lehtë ndaj sëmundjeve të vogla dhe kronike.

AgroWeb.org ju këshillon të përpiqeni të konsumoni më shumë fruta e perime gjatë periudhës së stresit.

Ushqimet e gabuara nuk ju ndihmojnë ta kaloni, ndërkohë që edhe ju dëmtojnë shëndetin. /AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
“Nuk është ashtu siç duket”, Bes Kallaku ka gjithmonë një arsye për t’u kthyer në fshat

“Nuk është ashtu siç duket”, Bes Kallaku ka gjithmonë një arsye për t’u kthyer në fshat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera