“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, tha Stresi dje gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta nxjerrë nga loja. Në fakt Stresi dhe Keisi pas ndarjes vazhdojnë të ruajnë një raport të mirë dhe kjo shihet edhe nga reagimi i Keisit. Ajo e ka publikuar videon e këtij momenti në Instastory dhe ka shkruar: “Njiheni edhe ju pak!”