Tashmë dihet që Stresi është një simpatizant i Partisë Demokratike. Gjithashtu ai është bërë protagonist edhe gjatë kohës së “Çadrës së Lirisë”. Sot Stresi ka shkuar të votojë dhe nuk ka kursyer dhe një thirrje politike për fansat e tij nga qendra e votimit. Reperi ka postuar në Insta Story simbolet politike dhe numrin e partisë së preferuar të tij.