Teksa janë komentuar për ndarje e bashkime, Stresi ka vënë pikat mbi i dhe ka konfirmuar lajmin se nuk është më me Kejsin.
“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, ka shkruar ai në një ‘Instastory’ kur është pyetur se si është Kejsi.

Stresi dhe Kejsi celebruan dashurinë e tyre në martesë disa vite më parë, e ndonëse dyshja folën edhe për planet për martesë dhe ceremoni të madhe ajo nuk ndodhi dhe pranuan publikisht se tanimë sjanë me njëri-tjetrin./revistawho.com








