Studentja e Inxhinierisë Matematike dhe Informatikës përfaqëson Shqipërinë në Miss Model of the World, që zhvillohet ne Shenzhen, Kinë. Arjola Pëllumbi është shpallur Shoqëruesja e Parë në Miss Shqipëria duke fituar automatikisht të drejtën për t’u bërë pjesë e Miss Model. Ajo thotë se: “Jam në fillimet më të bukura të një rruge të gjatë, të cilës nuk i dihet fundi. Do të vazhdoj përpara në rrugën drejt pasarelave dhe modelingut, por paralelisht me shkollën. Jam shumë e lumtur që vazhdoj studimet universitare në degën “Inxhinieri Matematike & Informatike” pasi mendoj se arsimimi është një virtyt që të shërben në gjithcka”… Finalja e Miss Model of the World është në 25 Nëntor dhe pjesëmarrja i kapërcen numrin 80-të. Suksese Arjola Pëllumbi.









