Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Studiuesit: “8 gjëra që të flini si qengj”

03/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Studiuesit: “8 gjëra që të flini si qengj”

Gjumi i parehatshëm gjatë natës ul nivelin e përqendrimit në veprimtaritë e ditës, nuk lejon tretjen e kalorive, shton rrezikun për sëmundje dhe përshpejton plakjen.





Nëse keni vështirësi të flini mirë gjatë natës, ndiqni këto këshilla:

1. Freskia. Kur njeriu fle, trupi përgatitet që të ulë temperaturën e vet. Që të flini mirë, është e rëndësishme që koka të jetë më e freskët se trupi. Pra, temperatura e dhomës nuk duhet të jetë shumë e ngrohtë, ose jo aq e ngrohtë sa ç’është trupi nën mbulesa. Freskia bën që trupi të djegë më shumë kalori.


2. Mbulesa. Nëse dhoma nuk e ka temperaturën siç duhet, atëherë nxirrni këmbët jashtë mbulesave. Nxjerrja e kokës dhe e këmbëve nga mbulesat është një mënyrë për të rregulluar temperaturën e trupit e ta bëni të përshtatshme për gjumë.

3. Jastëku. Kushtojini shumë rëndësi zgjedhjes së një jastëku që ju përshtatet. Përdorni jastëkë pambuku në verë dhe vendosni edhe më shumë se një, për të gjetur pozicionin që ju bën të flini rehat.

4. Shtrati. Përdoreni shtratin vetëm për gjumë, jo për veprimtari të tjera. Për të lexuar, për të parë TV ose celularin, përdorni divanë, kolltukë ose karrige. Nëse trupi mësohet ta lidhë shtratin vetëm me gjumin, atëherë e ka më të lehtë të gjejë qetësi.

5.Veprimtari fizike gjatë ditës, por jo pak para gjumit. Sa më shumë të lodheni gjatë ditës, aq më të lehtë e keni të flini në darkë. Por nëse e nxehni trupin para gjumit, ftohja do të zgjasë më shumë si proces dhe gjumi nuk do të jetë i lehtë.

6. Hani ushqim të lehtë. Trupi e ngadalëson metabolizmin kur fillon të flejë, ndaj nëse hani një vaft të rëndë para gjumit, trupi do të jetë i fryrë dhe nuk do të gjejë qetësi gjatë natës.

7. Mbajini pajisjet elektronike larg. Luhatja e atyre dritave të vogla, tingujt sado të vegjël të celularëve, janë bërë për të tërhequr vëmendjen e njeriut dhe mund t’ju trazojnë gjumin pa e kuptuar nga ju erdhi.

8. Alkooli dhe duhani, ashtu si kafja, kanë veti që të ngacmojnë sistemin nervor, ndaj po t’i konsumoni para gjumit do ta keni më të vështirë të flini të qetë.

Tags: 8 gjeragjum i qete
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Next Post
Eliza Dushku nuk harron origjinën, i bashkohet nismës “Unë jam emigrant”

Eliza Dushku nuk harron origjinën, i bashkohet nismës “Unë jam emigrant”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera