Mësohet se gjatë ditës së sotme “Top Channel” është përfshirë nga një valë e madhe ndryshimesh. Siç raporton “syri.net”, pas ndryshimit të administratorit, është larguar nga puna drejtori i prodhimit në këtë televizion, Ardian Proko. Në lajmin e publikuar, thuhet gjithashtu se një pjesë e administratës (financë, marketing) janë larguar nga puna, por për këta nuk dihet nëse kanë dhënë dorëheqjen apo janë pushuar. Dje u publikua në media lajmi se Vjollca Hoxha ka marrë tashmë drejtimin e gjigandit mediatik “Top Channel”, pas largimit nga ky post i Enkelejd Jotit.