Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Suada Sherifi: Ja takimi i parë me vajzën time Dejzi

17/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Suada Sherifi: Ja takimi i parë me vajzën time Dejzi

Suada Sherifi ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, të cilën e ka quajtur Dejzi. Modelja, vetëm 24 orë pas lindjes ndan me “Bluetooth” emocionet që ka përjetuar, vështirësitë e të qenit nënë dhe planet për martesë. “Nuk mendoja se do të më ndillte këtë lloj emocioni momenti i parë i takimit. Tani e ndjej tamam, sepse gjatë shtatzënisë mendoja se do isha më imune ndaj këtij momenti, por jo, absolutisht. Kam disa ndjesi shumë të bukura”, tregon Suada, ndërsa pranon se përpos lumturisë së madhe që të sjell ky moment nuk mungojnë edhe vështirësitë. “Është e frikshme, nuk më kishin lajmëruar për vështirësitë e operacionit, me thoshin që është i lehtë, por jo”, pohon modelja, e cila edhe pse dëshironte një familje të madhe me katër fëmijë, tashmë mendon të bëj vetëm dy.





Suada je bërë nënë… Kaluan shpejt nëntë muaj?

Nuk janë tamam nëntë muaj, pasi vajza erdhi më përpara, nuk duronte dot. Megjithatë gjithçka ka shkuar shumë mirë.


Je e emocionuar?

Nuk mendoja se do të më ndillte këtë lloj emocioni momenti i parë i takimit. Tani e ndjej tamam, sepse gjatë shtatzënisë mendoja se do isha më imune ndaj këtij momenti, por jo, absolutisht. Kam disa ndjesi shumë të bukura.

E keni zgjedhur emrin?

Po, e kemi quajtur Dejzi dhe ka lindur 2 kilogram e 700 gram.

Kishe preferenca për gjininë? E doje vajzë?

Patjetër. Doja shumë të ishte vajzë dhe jam shumë e lumtur që jam bërë me vajzë. Edhe nëse do të ishte djalë lumturia e njëjtë do të ishte, por është normale që vajzat duan vajza ndërsa djemtë djem.

Partneri si e ka përjetuar atësinë?

Normalisht edhe ai është shumë i lumtur, e kemi përjetuar të dy njëlloj. Jemi shumë të lumtur, është një mrekulli.Të rritësh fëmijë është normalisht përgjegjësi.

Jeni frikësuar?

Jo, sepse ne e prisnim, ne e bëmë me vetëdije, ishim të përgatitur, nuk erdhi surprizë në jetën tonë. Ne po e kërkonim një fëmijë. U bëtë prindër, por ende nuk keni bërë një ceremoni martesore.

Planifikoni të realizoni diçka tani?

Po, e kemi menduar, por jo tani. Mendojmë ta bëjmë më vonë një ceremoni sepse më pëlqen shumë që të jetë edhe vajza në ditën tonë të madhe.

Zakonisht baballarët duan më shumë djemtë. E kishte problem partneri yt që ishte vajzë?

Në fillim në fakt thoshte mund të jetë djalë dhe shpresoi më gjatë se sa duhej. Edhe pse doktoresha na tha që prisnim një vajzë, ai ende shpresonte të bëheshim me djalë. Pastaj me kohën u bind që ishte vajzë.

Ke vetëm 24 orë që je bërë nënë. Është e vështirë?

E kam pasur pak të vështirë sepse për mua ishte hera e parë që hyja në një operacion, mu duk pak e frikshme, megjithatë e kam marrë veten shumë mirë. Dita e parë është e vështirë.

Sa fëmijë dëshiron Suada?

Përpara se të vinte Dejzi dëshiroja katër fëmijë, por tani e kam ulur, e kam bërë vetëm dy (qesh).

Çfarë ndikoi?

Është e frikshme, nuk më kishin lajmëruar për vështirësitë e operacionit, me thoshin që është i lehtë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
Next Post
15 gratë që janë bërë më të bukura me kalimin e viteve

15 gratë që janë bërë më të bukura me kalimin e viteve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera